Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë shkaktarët e maktheve gjatë natës te fëmijët

Jetë 19/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

A shikojnë bebet makthe gjatë natës? E besoni ose jo, janë në gjendje t’i shikojnë që disa muaj pas lindjes.

Por çfarë i shkakton makthet tek fëmija gjatë natës?

Gjatë natës gjumi kalon nëpër disa faza dhe më i thelli është ai i orëve të para, por ai mund të ndërpritet nga gjumi i lehtë. Pikërisht në këto momente mund të shfaqen makthet, pra midis një faze të gjumit të thellë dhe tjetrit.

Fëmija mund të frikësohet dhe shqetësohet, duke filluar madje edhe të qajë si pasojë e shqetësimeve që kalojnë në trurin e tij.

Makthet gjatë natës shfaqen sepse:

– Fëmija mund të mos jetë duke marrë mjaftueshëm gjumë;
– Është i mbilodhur në momentin që shkon në shtrat;
– Ka probleme me stomakun apo me frymëmarrjen;
– Ka kaluar një eksperiencë të keqe gjatë ditës.

Si mund ta ndihmojmë fëmijën?

Edhe pse është e vështirë t’i mbani nën kontroll mund të bëni disa gjëra për t’i parandaluar:

– Filloni të bëni disa veprimtari që mund të qetësojnë fëmijën para gjumit, si për shembull të kënduarit e një kënge apo një banjo e ngrohtë;
– E mbani dhomën e fëmijës të rehatshme dhe të freskët;
– Lexoni një përrallë ose një ninullë para gjumit në mënyrë që ai të flejë me mendime pozitive.
– Në vend që të lejoni t’ju kapë paniku, duhet të qëndroni e qetë dhe e duruar. Makthet zakonisht e shqetësojnë fëmijën por nuk e frikësojnë vërtet.

Zgjidhja më e mirë është të mos e zgjoni fëmijën por ta lini të rikthehet në gjumë. Mos e merrni në krah.

Gjatë ditës fëmija duhet të flejë mjaftueshëm gjumë për moshën e tij në mënyrë që të mos shkojë në darkë në shtrat i tejlodhur. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakMoti sot, e hënë 19 shkurt
Artikulli i rradhës Shenjat e para të kancerit të gjirit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.