Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi një mijë persona u prekën nga fruthi, shkaktar mosvaksinimi

Lajme 21/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në dy muajt e parë të vitit 2018, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk është shënuar rënie e fluksit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga fruthi.

Më shumë se një mijë pacientë, që nga qershori i vitit 2017, kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive me shenja klinike të fruthit, skruan Evropa e Lirë transmeton Gazeta Shneta.

Sipas infektologëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës thuhet se për 16 vjet me radhë nuk ishin paraqitur rast me fruth në Kosovë, deri në muajin mars të vitit të kaluar, kur edhe kishin filluar të paraqiten rastet e para. E gjithë kjo situatë, po ndodhë pavarësisht që Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit.

Statistikat zyrtare tregojnë se rreth 95% fëmijëve kosovarë janë të vaksinuar. Bazuar në të dhënat e autoriteteve vendore, përqindja e lartë e vaksinimit ka rezultuar suksesshëm deri së voni në parandalimin, rrallimin apo edhe zhdukjen e shumë sëmundjeve.

Sipas infektologut Sali Ahmeti fluksi i pacientëve në dy muajt e fundit, ka qenë i madh, ndonëse asnjë rast gjatë këtij viti nuk ka përfunduar me fatalitet.

“Në vitin 2017 ka pasur shumë raste me fruth. Numri me intensitet të njëjtë vazhdon të shfaqet edhe gjatë këtyre dy muajve të këtij viti në mënyrë të vazhdueshme. Sipas rasteve që i kemi hospitalizuar, janë mbi një mijë raste, dhe sa i përket konfirmimit të sëmundjes, ka rezultuar se numri i të prekurve është më i vogël, por që mbi një mijë kanë pasur manifestime klinike me fruth”, tha Ahmeti.

“Raste të vdekjeve këtë vit nuk ka pasur, ndonëse ka raste me komplikime, por që fatmirësisht këtë vit nuk ka vdekur askush”, theksoi ai.

“Realisht gjendja e luftës dhe pas luftës përkon me shfaqjen e fruthit, pasi që disa persona i kanë ikur vaksinimit, për shumë arsye, dhe kohëve të fundit kanë qenë të lansuara thënie për efektet anësore të vaksinimit dhe ato fushata kanë shtyrë njerëzit të mos i vaksinojnë fëmijët dhe kjo ka çuar deri tek një shpërthim i tillë”, tha Ahmeti.

 

Ndryshe, sipas një komunikatës të zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Prishtinë, vala e madhe e sëmundjes së fruthit në vitin 2017 ka përfshirë shpërthime të mëdha 100 apo më tepër raste në 15 nga 53 shtetet në rajon.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe serioze e shkaktuar nga një virus që përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe përmes ajrit.

Ky virus mund të përhapet shpejt, sidomos në ato vende ku vaksinimi është nën shifrat 95% të popullsisë. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakStudimi i ri tregon për këto 20 sëmundje që shërohen nga bananja
Artikulli i rradhës Ja si e shohin botën të posalindurit sapo i hapin sytë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.