Fëmijët mësojnë të shohin për një periudhë kohe, ashtu si mësojnë të ecin e të flasin. Ata nuk lindin me të gjitha aftësitë vizuale që u nevojiten në jetë. Aftësia për të përqëndruar sytë, për t’i lëvizur ato me saktësi dhe për t’i përdorur ato së bashku si një ekip duhet të mësohet.
Gjithashtu, ata duhet të mësojnë se si të përdorin informacionin vizual që sytë i dërgojnë trurit të tyre për të kuptuar botën rreth tyre dhe për të ndërvepruar me të në mënyrë të përshtatshme.
Kështu, sapo të lindin, ata shohin vetëm bardh dhe zi dhe vetëm disa metra përballë tyre. Pastaj, kur bëhen 3 muajsh fillojnë ti procesojnë ngjyrat dhe dukjen e prindërve të tyre në mënyrë që t’i identifikojnë ata.
Nga 4 deri në 8 muaj, të pamurit e tyre përmirësohet dhe atëherë vjen në shprehje koordinimi i duarve me të pamurit, dhe kur bëhen 1 vjeç, bebet janë në gjysmë të rrugës për zhvillim të plotë të shikimit të tyre.
Ndërsa zhvillimi i plotë i shikimit të tyre ndodhë kur ata e arrijnë moshën 2 vjeçare. / Gazeta Shneta