Fëmijët të prekur me kancer, të cilët po trajtohen në repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, iu kanë dhuruar lule mjekeve dhe nënave në ditën e sotme, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Fëmijët e kësaj klinike janë fotografuar duke iu dhënë lule mjekeve dhe nënave të tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë gjë e ka bërë të ditur Leonora Bajraktari, pjesë e fondacionit Cure2Children, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Kujtojmë se në vitin e kaluar, në Repartin e Hematologjisë, Leukemisë dhe Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ishin diagnostikuar 51 raste të fëmijëve ishin paraqitur me sëmundje malinje./Gazeta Shneta/