Lumnije Prushi nga Gjakova ka rrëfyer historinë e saj kur ia dhuroi burrit veshkën.
Gruaja 46-vjeçare ka treguar se transplantimi ka ndodhur para tetë viteve në një spital në Stamboll të Turqisë. Në Kosovë ende nuk ka një ligj i cili mundëson transplantimin e këtij organi.
Prushi ka treguar për REL se edhe pas transplantimit, burrit të saj i duhet të marrë 19 lloje ilaçesh në ditë dhe për këtë shpenzojnë rreth 700 euro në muaj.
“Bashkëshorti im i merr 19 lloje ilaçesh në ditë, që i duhen për mbrojtjen e veshkës. Ai nuk punon, meqenëse e ka të ndaluar nga mjeku. Merr pension invalidorë 70 euro në muaj, të cilat nuk i mjaftojnë as për një kuti të një lloji ilaçesh që ai duhet t’i blejë”, shprehet ajo.
Ajo iu ka bërë thirrje edhe familjarëve të pacientëve tjerë në dializë që t’ua dhurojnë veshkat atyre pasi nuk ka ndonjë problem shëndetësor.
Ymer Elezi, kryetar i shoqatës së nefrologëve të Kosovës, thotë se janë mbi 10 për qind e popullatës vuajnë nga një formë e sëmundjes së veshkës. Ai shton se kryesisht shkaktarët e sëmundjes së veshkave janë hipertensioni dhe diabeti. /Gazeta Shneta/