Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfitimet shëndetësore nëse pini vezë në mëngjes

Jetë 23/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vezët e pagatuara janë të tejmbushura si me proteina ashtu edhe me yndyrna të mira. Idea e pirjes së vezës mund të mos u pëlqejë shumë njerëzve, por vezët konsiderohen një prej ushqimeve më të plotfuqishme kundër plakjes.

Përfitimet e pirjes së vezëve të pagatuara janë të larmishme.

Sfida qëndron tek gjetja e vezëve organike, pra të prodhuara nga pula që janë ushqyer në fusha, në ferma natyrale. E vërteta është se gjatë gatimit, vezët humbasin disa ushqyes të nevojshëm për trupin.

Veza ofron një spektër të gjërë por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrnat dhe ushqyesit, shkruan Syri net.

Përfitimet e Pirjes së Vezës

Veza përçon shumë energji për organizmin. Ajo tretet lehtë, falë enzimave natyrale që gjenden në të bardhën e saj. Nga të dhënat e Agroweb.org, pirja e vezëve forcon sistemin imunitar dhe kjo është shumë e rëndësishme për të qenë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Shumica e njerëzve në ditët e sotme kanë pamjaftueshmëri proteinash dhe yndyrnash cilësore.

Vezët e pagatuara janë të tejmbushura si me proteina ashtu edhe me yndyrna të mira. Pirja e dy ose tre vezëve organike në ditë do të pakësonte ndjeshëm gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme. Vezët organike përmbajnë edhe niacin, riboflavin, biotinë, vitamina A dhe E, magnez, kalium, fosfor, mangan, hekur, jod, bakër, zink dhe sulfur.

Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D që për disa ekspertë është më e rëndësishme edhe se vitamina C.

Përfitimet potenciale që vijnë nga pirja e vezës përfshijnë:

– Përmirësimin e funksioneve të trurit

– Përmirësimin e ekulibrave hormonalë

– Përshpejtimin e metabolizmit

– Djegien e yndyrnave

– Forcimin e muskujve

– Rigjallërimin e organizmit

– Përmirësimin e qarkullimit të gjakut

– Përmirësimin e funksioneve të mushkërisë

– Forcimin e flokëve dhe thonjve

– Zbutjen e njollave të lëkurës.

Sa duhen konsumuar?

Sistemi imunitar do të reagojë menjëherë ndaj vezëve. Do të ndiheni më energjikë dhe në formë. Mund ta provoni me një vezë çdo ditë për një javë dhe më pas të rrisni dozën me dy. Vezët mund t’i përzieni me qumësht. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakLetra e kësaj nëne që duhet ta lexojnë burrat tuaj
Artikulli i rradhës Pozita më e vështirë e bebit gjatë shtatzënisë dhe çfarë gratë duhet të dijnë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.