Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndetësia në krizë, Ismaili kritikohet për mosplanifikim të duhur

Lajme 26/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe 200 milionë euro buxhet nuk po i mjaftojnë sektorit të shëndetësisë për të dalë nga kriza. Opozita po e kritikon ministrin Uran Ismaili duke thënë se gjendja është para kolapsit

Pacientët edhe këtë vit vazhdojnë t’i blejnë gjërat elementare, duke përfshirë shiringat, penjtë kirurgjikë, gjilpërat e mantelet sterile të mjekëve, të cilat ligjërisht do të duhej t’ua siguronte Ministria e Shëndetësisë.

Sistemi shëndetësor në Kosovë po ballafaqohet me mungesë të barnave, të materialeve shpenzuese e të aparaturave të ndryshme, pavarësisht buxhetit 200-milionësh të ndarë për shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar që do t’i sigurojë barnat dhe materialet shpenzuese për pacientët, gjersa zyrtarë nga kjo Ministri nuk kanë pranuar të flasin rreth asaj se pse ende ka mungesa të gjërave elementare.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë për “Zërin” se janë krijuar probleme me operatorë ekonomikë, të cilat do t’i kushtojnë Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tij, gjendja është para kolapsit total të furnizimit me barna.

Për më shumë, anëtarë të Bordit të Klinikës Universitare të Kosovës thonë se ky buxhet nuk po i mjafton QKUK-së dhe se kjo ka hyrë edhe në borxhe. Në anën tjetër, anëtarë të Komisionit për Shëndetësi kanë pohuar se Shëndetësia është në krizë.

Time Kadrijaj, anëtare e këtij Komisioni, ka thënë se do të kërkohet transparencë për të gjitha paratë që shpenzohen nga Ministria. Ndërsa anëtari tjetër i këtij Komisioni, Haxhi Avdyli, ka theksuar se nuk ka planifikim të duhur të nevojave në shëndetësi. /Zeri

Artikulli paraprakMrekulli: Rrugëtimi i vështirë i spermës dhe krijimi i njeriut
Artikulli i rradhës Edhe kjo gjë i ndodhë vaginës tuaj pas lindjes, por askush nuk ju ka treguar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.