Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht ministri Uran Ismaili, ka pezulluar tre zyrtarë nga ministria e tij pas skandalit të keqpërdorimit të 400 mijë eurove.
Nga MSH-ja janë pezulluar zyrtarët: Shkëlzen Sadriu, Fatmir Kajtazi dhe Ganimete Gashi, raporton Gazeta Shneta.
Ata janë pezulluar pas dyshimeve për keqpërdorimin e parasë publike, skandal ky për të cilin është angazhuar tashmë edhe Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve Ekonomike.
Ndryshe, vetëm ditë më parë nën pranga për këtë skandal është vënë zyrtari i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, Mendim Sojeva. /Gazeta Shneta/