Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mënyrat sekrete se si mund të bëheni më të mençur

Jetë 02/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Truri është pjesa më e rëndësishme e trupit të njeriut – dhe prapëseprapë shumica e njerëzve nuk i kushtojnë shumë rëndësi këtij organi.

Përderisa pasojat e mungesës së aktivitetit të trurit mund të mos vërehen menjëherë, mbajtja e trurit ‘fit’ dhe të shëndetshëm, siç mirëmbahen muskujt, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe mund t’ju ndihmojë në shëndetin mendor për tërë jetën, transmeton Gazeta Shneta.

Duke e ushtruar trurin dhe duke e sfiduar me eksperienca të reja të cilat i përfshijnë të gjitha shqisat – prekjen, pamjen, nuhatjen, shijimin dhe dëgjimin – ju prodhoni vlera esenciale ushqyese për trurin të cilat e rrisin kujtesën dhe ju bëjnë më të mençur.

Ekspertët tregojnë se disa detyra të caktuara ditore ‘neurobike’ e ndihmojnë trurin dhe ju bëjnë më të mençur.

Pastroni dhëmbët me dorën që nuk e keni dominuese

Sipas hulumtimeve, përdorimi i anës së kundërt të trurit sjell shumë përfitime sepse truri dhe duart janë të lidhura, ndërsa ne e kemi fuqinë ta kontrollojmë dhe stimulojmë trurin duke i përdorur duart.

Ky proces quhet si plasticiteti i trurit, i cili është term neuroshkencor që i referohet aftësisë së trurit për të ndryshuar në çfarëdo moshe.

Kështu, duke e ushtruar veten që ta përdorni anën e kundër të trurit, ju e zhvilloni aftësinë për të ndryshuar shpejt mes mendimit divergjent dhe atij konvergjent, e që kjo është çelësi kryesor për inovacion.

Prandaj, provoni t’i pastroni dhëmbët me dorën që nuk e keni dominuese.

Bëni dush me sy të mbyllur

Duke e shfrytëzuar shqisën e prekjes, ju jeni duke dërguar mesazhe të ndryshme në tru të cilat do t’i dërgonit edhe përmes shqisës së shikimit.

Nëse zakonisht i mbani sytë hapur kur bëni dush në mënyrë që ta lëshoni ujin apo ta vendosni shamponin në duar, është koha ta ndryshoni këtë.

Kjo do të ndikojë që ta ushtrojë trurin të ketë kontroll në situata të vështira ku shikimi nuk është i mundshëm.

Ndryshojeni rutinën e mëngjesit

Sipas studimeve të ndryshme, detyrat e thjeshta e stimulojnë korteksin i cili i rritë nivelet e aktiviteteve të trurit.

Thjesht duke u zgjuar nga gjumi për të shkuar në punë në të njëjtin orar çdo dit, ju mund ta stimuloni aktivitetin e trurit.

Sidoqoftë, posa kjo detyrë të bëhet rutinë, aktiviteti i trurit bie dhe ju stagnoni. Prandaj, për ta rritur aktivitetin, duhet ta ndryshoni rutinën e mëngjesit për ta parandaluar dembelinë.

Kështu provoni të shikoni TV kur e bëni kafen e mëngjesit ose shëtiteni qenin para se të shkoni në punë.

Bëhuni artist

Arti e stimulon trurin në shumë mënyra, e në veçanti pjesët emocionale dhe joverbale.

Duke bërë art çdo ditë nga pak, ju e nxisni trurin të merr veprime dhe e sfidoni të provojë gjëra të reja.

Disa nga projektet artistike të cilat mund t’i bëni gjatë kohës të lirë mund të jenë fjalëkryqet, librat me ngjyra, etj./ Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLushtaku nuk u beson kardiologëve kosovarë, shkon në Gjermani për trajtim
Artikulli i rradhës Horoskopi për sot, e martë 3 prill

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.