Njësoj si disa qytetar të tjerë të Shqipërisë edhe Petrit Vargu, mjek kardiolog në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me tarifën e vendosur në Rrugën E Kombit.
Ky i fundit duket ka një alternativë përsa i përket vendosjes së tarifave nga shteti i Shqipërisë, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot ndjehem Kuksian ,Hasjan,Kosovar. Nuk kuptoj perse nuk behet me pagese rruga Fier – Tepelene?”, potencoi mjeku kardiolog në një postim në Facebook.
Ndërkaq, për Rrugën e Kombit thotë se “nuk duhet të shërbejë si ndarje, por si shtyse që së shpejti të ndahemi nga e keqja më e madhe që na ka zënë.”/Gazeta Shneta/