Studimi i kohëve të fundit në Harvard zbuloi se gratë në pozitën e doktorit kujdesen për pacientë në një shkallë shumë më të lartë sesa meshkujt.
Pacientët e moshuar nën kujdesin e grave kishin më pak gjasa të vdisnin ose të riktheheshin në spital pasi ishin lëshuar për në shtëpi.
Pas botimit të studimit, u ndoq një editorial duke i bërë thirrje mjekëve për të mbyllur hendekun e pagave ndërmjet burrave dhe grave, veçanërisht kur gratë kanë vërtetuar se janë më të mira në këtë fushë.
‘Unë po supozoj se ndryshimi është për shkak të mënyrës se si gratë në përgjithësi komunikojnë. Bëhet fjalë për dëgjuese më të mira, dhe që kanë një inteligjencë emocionale’’, thotë Dr. Sarah Anne Henning Schumann, transmeton Gazeta Shneta.
Në këto mënyra të studimeve dhe në shumë të tjera mund të nxjerrim profesionistë të kualifikuar duke mos bërë dallime gjinore.
Për shkak se gjinia shpesh dinë të vëjë barriera ndërmjet njëri-tjetrit dhe mundësitë tona për sukses janë çdo herë të kufizuara./Gazeta Shneta/