Simptomat e fillimit të demencës mund të jenë të ndryshme për çdo person dhe ndryshojnë në bazë të llojit të demencës. Disa shenja të zakonshme që mund të ndihmojnë në identifikimin e hershëm të demencës përfshijnë:
- Probleme me kujtesën, veçanërisht në mbajtjen e informacionit të freskët dhe në kujtimin e ngjarjeve të fundit.
- Rritje e konfuzionit mendore, duke përfshirë vështirësi në orientim në kohë dhe hapësirë.
- Vështirësi në përqendrim dhe qëndrueshmëri mendore gjatë aktiviteteve të përditshme.
- Ndryshime në personalitet dhe sjellje, si shfaqja e apatisë, izolimi social dhe ndryshime të ndjeshme në sjellje.
- Vështirësi në kryerjen e detyrave të zakonshme, si veshja e rrobave ose kujdesi për veten, shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse keni dyshime për fillimin e demencës, një test i thjeshtë në shtëpi mund të jetë një mjet i dobishëm për të kontrolluar aftësitë tuaja mendore. Ky test mund të përfshijë këto pyetje ose aktivitete:
- Të përmendur emrat e muajve të vitit dhe ditëve të javës në mënyrë të kthjellët dhe pa hezitim.
- Të përshkruar një përmbledhje të një historie që keni dëgjuar ose lexuar pak më parë.
- Të përmendni disa fjalë të thjeshta mbrapsht dhe shpejt.
- Të kujtoni ngjarjet kryesore të javës së kaluar./Gazeta Shneta/


