Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Tiranë organizohet Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore

Lajme 02/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
KSUMT në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Mjekesisë Dentare, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Urdhrin e Farmacistit, Urdhrin e Infermierit, Urdhrin e Mjekut, Urdhrin e Stomatologut, Organizatën Brainstorm, Universitetin Aldent, Universitetin “Albanian University”, Universitetin ZKM dhe e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shendetesise dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” organizojnë KONFERENCËN KOMBËTARE TË SHKENCAVE MJEKËSORE 5, në datat 20-22 Prill 2018.

Ky aktivitet vjen në edicionin e tij të pestë pas një pune intensive disa mujore si një përpjekje e përbashket dhe një punë serioze e një stafi të gjerë profesorësh dhe studentësh.

Konferenca do të zhvillohet në 3 ditë, do të jetë e ndarë në 8 salla paralele, ku do të përfshihen:

1-Prezantime nga profesorë të ndryshëm dhe profesionistë të specialiteteve të ndryshme (200 referime)
2-Prezantime nga studentë të udhehequr nga pedagoge të ndryshëm (50 referime)
3-Prezantime individuale në poster (100 prezantime)

Kjo konferencë do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme përfshire këtu: Fakultetin e Mjekësisë, Departamentin e Farmacisë, Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Itali, Gjermani,Turqi, Kosovë, Mal i Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Aktiviteti është në proces akreditimi dhe do te perfshije 22 kredite per pjesemarresit pasiv dhe 44 kredite per pjesemarresit aktiv.

Konferenca do të ketë 3 faza si më poshtë:
– Fazën e aplikimit të studentëve me tema shkencore në mënyrë aktive

– Fazën e aplikimit të profesionistëve në mënyrë aktive
– Fazen e aplikimit të profesionistëve dhe studentëve në mënyrë pasive.

/ Gazeta Shneta

Artikulli paraprakMoti për ditën e hënë, 2 prill 2018
Artikulli i rradhës Mënyra më e mirë të edukoni fëmijët tuaj

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.