Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mënyra më e mirë të edukoni fëmijët tuaj

Jetë 02/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Mos e fajësoni fëmijën tuaj në çdo veprim, fëmijët janë pasqyra e sjelljes tuaj.  Ndonjëherë arsyet apo shkaqet kërkojini tek vetja. Pyesni veten se çfarë duhet të ndryshoni në sjelljen apo edukimin  tuaj, në mënyrë që ti vini në ndihmë fëmijës tuaj.

Edukimin e fëmijës duhet ta ndërtoni bazuar në ngrohtësi dhe mbështetje emocionale. Përveç kësaj, është e nevojshme dhe vendosja e qartë e rregullave dhe kufizimeve, shkruan Sistina Baby transmeton Gazeta Shneta.

Gjithmonë lavdërojini dhe shpërblejini fëmijët tuaj, për të zhvilluar tek ta ndjenjën e sigurisë dhe vetëbesimit, si dhe përdorni sa më pak kritika dhe ndëshkime të cilat zgjojnë ndjenjën e pasigurisë dhe ndjenjën e dështimit tek fëmija.

Inkurajoni fëmijën tuaj për të arritur sukses dhe gëzohuni bashkë me të, por para së gjithash, duhet të shikoni mundësitë e fëmijës tuaj dhe të jeni realistë me kërkesat tuaja.

Mos e shikoni fëmijën tuaj si një nxënës por si një person dhe mos e përjetoni fëmijën tuaj vetëm nëpërmjet vlerësimeve shkollore apo sukseseve. Inkurajoni fëmijën tuaj dhe nxiteni atë që të socializohet edhe nëpërmjet aktiviteteve jashtë shkollore (sport, art, hobi…).

Me fëmijën mos bisedoni vetëm për rezultatet e tij në shkollë, por tregoni interes edhe për gjëra të tjera të cilat ndodhin në shkollë. Ndihmoni fëmijën tuaj që të përshtatet edhe me nxënësit e tjerë, veçanërisht nëse fëmija është i tërhequr dhe i pasigurt në vetvete. Organizoni së bashku shoqërime me fëmijët e tjerë.

Herë pas here bisedoni me fëmijën tuaj (si ndihet,cilët janë miqtë e tij më të mirë). Asnjëherë mos i justifikoni mungesat pa arsye në shkollë, pasi refuzimi i shkollës zakonisht fillon me justifikime të rreme të mungesave nga ana e prindërit.

 / Gazeta Shneta
Artikulli paraprakNë Tiranë organizohet Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore
Artikulli i rradhës Dita Botërore e Autizmit, mjekët kërkojnë diagnostikim të hershëm

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.