Sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët me riga lokale shiu. Gjatë ditës kryesisht do të jetë me vranësira të pjesshme.
Në mbrëmje pritet të ketë kthjellime të motit. Ndërsa në viset e ulëta do të ketë mundësi edhe për mjegull, transmeton Gazeta Shneta.
Temperaturat e ajrit, pas rënies që pësuan sot, në fundjavë sërish do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, ndërsa maksimalet nga 16C deri në 22C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 2-5m/s.