Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë një postim sot në facebook ku ka thënë se objekti i ri i ambulancave specialistike është në përfundim e sipër.
Sipas tij, pritjeve të gjata dhe të mundimshme të pacientëve nëpër bodrumet e QKUK-së, së shpejti do t’iu vijë fundi.
“Investimi, që po e bëjmë në ambulantat e reja specialistike, do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e tyre në një objekt modern, në kohë dhe të pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe laboratorët”, ka shkruar Ismaili.
Më poshtë postimi i tij i plotë. /Gazeta Shneta/




