Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oda e Mjekëve reagon për stimulimet në Kardiokirurgji: Diskriminim në barrë të mjekëve

Lajme 11/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas raportimit të Gazetës Shneta për stimulimet në paga në klinikën e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë invazive, ka reaguar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Në Kardiokirurgji dhe Kardiologji invazive një motër medicinale merr pagë rreth 800 euro ndërsa një bartës i pacientëve paguhet rreth 700 euro përmes stimulimeve.

Kjo ka shkaktuar zemërim tek anesteziologët e Mjekimit Intensiv Qendror të cilët poashtu kanë kërkuar stimulime për punën e tyre.

Kurse Oda e Mjekëve e konsideron këto stimulime si diskriminim institucional në barrë të mjekëve, si dhe denigrim të profesionit të mjekut por edhe të dinjitetit të tyre.

Ndërkaq, më tutje OMK-ja është shprehur e gatshme për plotësimin e kërkesave të anesteziologëve drejtuar ShSKUK-së, si dhe kanë premtuar trustni institucionale për miratimin e Ligjit për Pagat e Funksionarëve Publik.

Lexojeni reagimin e plotë:

“Diskriminimi institucional në barrë të mjekëve

Nuk janë të pakta rastet kur mjekët i nënshtrohen rrethanave diskriminuese në mjedisin tonë shoqëror. Këto rrethana marrin formën rënduese në momentin kur trajtimi jo i drejtë, i padinjitetshëm dhe në kundërshtim me rolin social të mjekut merrë trajtë formale. Një nga rastet më eklatante është kur profesionistët shëndetësor me përgatitje, të mesme, prioretizohen në bazë të të ardhurave në dëm të stafit mjekësor pa asnjëlloj justifikimi logjik dhe as profesional.

Rasti i raportuar në medien e shkruar “Gazeta Shneta”, lidhur me realizimin e pagave më të larta të stafit të infermierisë dhe bartësit të pacientëve në Klinikën e Kardiokriurgjisë dhe Kirurgjisë Invazive, të cilët në bazë të stimulimeve paguhen më tepër sesa specialistët e anesteziologjisë të mjekimit intenziv, por jo vetëm, nuk është vetëm se përbën diskriminim, por edhe denigrim të profesionit të mjekut por edhe të dinjetetit të tyre edhe ashtu te nëpërkëmbur!

Qasja e tillë institucionale është e papranueshme para se gjithash si rrethanë e kundërligjshme e sanksionuar me Ligjin Kundër Diskriminimit, e po ashtu mbi baza të vlerësimit formal dhe moralo-shoqëror për përgatitjen profesionale të specialistëve të anesteziologjisë, por jo vetëm. Trajtimi i tillë, duke marrë parasysh përgjegjësinë ligjore, profesionale dhe etike që bartin anesteziologët, në veçanti në kujdesin intenziv, ku kërkohet kujdes i shtuar për shkak të natyrës së trajtimit shëndetësor, është tregues më i mirë se si është duke u trajtuar mjeku në shoqërinë tonë.

Oda e Mjekëve të Kosovës, si organizatë e përfaqësimit ligjor të interesave dhe të drejtave profesionale të komunitetit mjekësor, në rend të parë dënon qasjen e tillë ndaj anesteziologëve në mjekimin intenziv dhe gjithë stafit mjekësor në përgjithësi. Po ashtu kërkon nga institucionet gjegjëse që të eliminojnë rrethanat të tilla diskriminuese. Kamuflimet e tilla që në emër të stimulimit të vihen në pozitë diskriminuese mjekët si boshti kryesor i veprimtarisë shëndetësore, është e papranueshme dhe e patolerueshme. OMK-ja përkrahë në plotëni kërkesat e anesteziologëve që i janë drejtuar Zyrës së Drejtorit të ShSKUK-së dhe për këtë e siguron të gjithë komunitetin mjekësor se do ta ushtrojmë trysninë institucionale me pjesëmarrjen aktive në procesin e miratimit të Ligjit për Pagat e Funksionarëve Publik, me qëllim të trajtimit dhe kategorizimit të dinjitetshëm të mjekut si kategori e veçantë profesionale. Ky rast dhe raste të tjera janë dëshmi themelore mbi nevojën që mejkët detyrimisht duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme në kuadrin ligjor për pagat e funksionarëve publik.

11 prill 2014, Prishtinë

Kryetari i OMK-së
Dr. Pleurat Sejdiu, Mr.sci”

 

Artikulli paraprakPërdorimi i anti-depresantëve gjatë shtatzënisë, ja çfarë mund t’i shkaktojë fëmijës
Artikulli i rradhës Ushtrimet rigoroze vonojnë shtatzaninë tek grat me peshë normale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.