Sipas një studimi, bebet që ekspozohen në mitër ndaj medikamenteve anti-depresante kanë zhvillime anormale në zonat e trurit ku gjenden emocionet.
Nënat e tyre kishin qenë të moshave 18 deri 45 vjet dhe dallimet në turinjtë e fëmijëve kishin qenë dramatike, transmeton Telegrafi.
Kjo kishte ndodhur edhe pasi faktorët tjerë si mosha, raca, etnia, të ardhurat, edukimi i nënës dhe çrregullimet psikike dhe gjenetike ishin marrë parasysh.
Dr. Claudia Lugo- Candelas beson se ilaçet i rrisin nivelet e serotoninës në trurin e bebes dhe me kohën lindin problemet e ndryshme psikologjike.
Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se ky informacion është i mirë sepse në të ardhmen duhet të gjinden mënyra më të mira për t’i trajtuar çrregullimet psikiatrike gjatë shtatzënisë, në mënyrë që të përfitojnë edhe nëna edhe bebja. /Telegrafi/