Një çift i ri kinez që humbi jetën në vitin 2013 si shkak i një aksidenti në komunikacion u bënë prindër pas katër vitesh, pasi lindi fëmija i tyre.
Nëse jeta është shkruar si në një roman, është rasti i dy familjeve kineze që gjetën një mënyrë të pabesueshme për të ruajtur pemën e tyre familjare.
Çifti i ri kinez kishin humbur jetë vetëm pesë ditë para transplantimit të planifikuar të embrioneve të krijuara nga fekondimi in vitro, transmeton KosovaPress.
Familjarët e çiftit të vdekur gjetën një nënë surrogate për të transplantuar embrionin e çiftit dhe gjyshërit janë mese të lumtur që në jetë ka ardhur një djalë, të cilët deklaruan se nuk do t’ia thonë të vërtetën deri sa të rritet për të kuptuar realitetin.