Në dy revistat boshnjake ka publikuar dy punime edhe anëtarja e sapo zgjedhur e Agjencisë për Akreditim, Rozafa Koliqi
Qeveria e Kosovës para një jave ka miratuar emrat për Bordin e ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Në këtë agjenci janë emëruar nëntë persona, tre prej tyre ndërkombëtarë.
Në mesin e tyre është edhe Rozafa Koliqi, e cila ka doktoruar për farmaci klinike në Universitetin e Shkupit “Kirili dhe Metodi”, shkruan Gazeta Shneta.
E Koliqi sikurse shumë kolegë të saj profesorë e asistentë të Fakultetit të Mjekësisë, ka publikuar dy punime shkencore në revistat e kontestuara “Medical Archives” dhe “Materia socio-medica”.
Në të parën ajo është bashkëautore e një punimi të publikuar në vitin 2008, derisa në “Materia…” Koliqi është autore e parë e një punimi në vitin 2015.
Këto dy revista publikohen nga e njëjta shtëpi botuese “Avicena Publisher”, e cila është e renditur në listën Bealls si publikues grabitqar.
“Medical Archives” është larguar nga Scopus, ndërsa “Materia socio-medica” nuk gjendet fare.
Kujtojmë se “Medical Archives” ka pranuar publikimin e dy gjysheve të Dr. Taulant Mukës nga Tirana.
Koliqi vitin e kaluar pati paditur Universitetin e Prishtinës për shkelje të konkursit, pasi nuk ishte pranuar në pozitën e asistentes në Fakultetin e Mjekësisë. /Gazeta Shneta/