Po pyesni vetën se si të rrisni furnizimin e gjirit me qumësht dhe cilat janë ushqimet që duhet konsumuar për ta arritur një gjë të tillë? Ja çfarë duhet të dini.
Si një nënë gji dhënëse, është krejtësisht e zakonshme të shqetësohesh për furnizimin me gji. Lajmi i mirë është që shumica dërrmuese e nënave mund të prodhojnë qumësht të mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e foshnjave, transmeton Gazeta Shneta, shkruan Parents.
Ndërsa ekzistojnë tregime të ndryshme mitologjike dhe dëshmi anekdotike rreth ushqimeve dhe suplimenteve që mund të shtojnë furnizimin e gjirit me qumësht, në sytë e shkencë ato kanë gjasa shumë të vogla.
“Nuk ekziston ndonjë evidencë solide shkencore që ndonjë lloj i ushqimit veçënarisht shton furnizimin e gjirit me qumësht”, thotë Ginger Carney, konsulent laktacioni, nutricionist dhe drejtor i shërbimeve të ushqyerje dhe laktacionit në Spitalinpër Kërkime të Fëmijëve në Memphis, Tennessee.
“Megjithatë, nëse një nënë dëshiron të provojë vetë për të parë se çfarë rezultatesh mund të marrë, nuk e shoh të dëmshme”.
Natyrisht që është gjithmonë mirë të konsultoheni me mjekun përpara se të merrni ndonjë lloj suplimenti, por fillimisht hidhuni një sy këtyre ushqimeve që me të vërtetë mund të ndihmojnë në furnizimin e gjirit me qumësht.
LISTA E USHQIMEVE:
1. Fenugreek
2. Tërshëra
3.Kopra
4.Spinaqi