Një foshnjë tre muajshe u dërgua në një klinikë pasi kishte kontraktuar sëmundjen e herpesit pas një puthje që i kishte bërë në zonën e buzëve nëna e saj.
Foshnja, me nacionalitet kinez, u pranua në spitalin e Hangzhou pasi trupi i saj u mbulua me plagë, transmeton Gazeta Shneta, njoftojnë mediet kineze.
Mjekët besojnë se i vogli u prek nga infeksioni nga nëna e saj, e cila puthte rregullisht në buzë atë.
Fëmija u fut në trajtim pasi që po vuante nga temperatura e lartë dhe shfaqja e fluskave në lëkurë.
Dr Zhu Haiqiao tha: “Trupi i fëmijës tre muajsh dhe sidomos fytyra dhe koka e tij ishin të kuqe dhe të mbuluara me plagë.”
Mjekët më vonë diagnostikuan atë me herpes simplex virus 1, i cili njihet edhe si HSV-1.
Dr. Zhu beson se virusi është kontraktuar nga nëna e tij./Gazeta Shneta/