Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fansja fiton udhëtimin me helikopter me Butrint Imerin në krahë

Lajme 22/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme ishte këngëtari i njohur i shumë hiteve, Butrint Imeri. Ndryshe nga herët e tjera Butrinti nuk do të surprizonte vetëm një njeri, por disa përnjëherë.

Arbana Osmani kishte ftuar në studio një grup të madh vajzash të cilat ishin fanset më të çmendura e tij. Por vetëm njëra do të kishte mundësinë për të takuar Butrinin dhe për të bërë një fluturim me helikopter me të. Për të fituar këtë fluturim vajzat duhet të kalonin disa sfida.

Në fillim Arbana përzgjodhi 5 vajza duke i bërë një quiz të shpejtë në lidhje me Butrint Imerin. Ky quiz përfshinte datëlindjen e tij, numrin e këmbës, ngjyrën e preferuar, emrin e babait si edhe emrin e të dashurës së Butrintit. Vajzat që dhanë përgjigjen e saktë morën pjesë në lojërat të cilat u zhvilluan për të fituar çmimin e madh.

Sfidat që Arbana kishte menduar për to ishin, një ushtrim fizik në të cilin ajo që rezistoi më pak u skualifikua. Sfida e dytë ishte ngrënia e një pjate me fërgesë pikante. Vajza që nuk ia doli mbanë u skualifikua. Sfida e tretë ishte vënia në provë e vajzave nëse ato i dinin këngët e Butrintit. Nga kjo sifdë u skualifikuan dy vajza duke mbërritur në fund të sfidave.

Kur të gjithë menduan që sfidat mbaruan, Arbana tha që ka dhe një sfidë të fundit. Vajza e mbetur duhet të puthë një bretkosë. Por situata doli jashtë kontrollit sepse bretkosa rrëshqiti nga dora e Butrintit dhe filloi të kërcentë në të gjithë studion.

Vajza si përfundim e puthi bretkosën dhe fitoi fluturimin me helikopter vetëm për vetëm me Butrintin. Në fund të gjitha vajzat që kishin ardhur në studio për të patën mundësinë që ta takojnë dhe të bëjnë fotografi. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakHoroskopi sot, e diel 22 prill 2018
Artikulli i rradhës Diabeti në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.