Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diabeti në shtatzëni

Këshilla për shtatzëna 22/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pakkush mund ta dijë, por në fakt është provuar se brokoli riparon dëmet që shkakton sëmundja e diabetit. Të hash brokoli mund t’i kthesh dëmet e shkaktuara nga diabeti

Nëse keni diabet nuk do të thotë se nuk mund të keni fëmijë apo që do të keni komplikime të shtatzënisë. Por do të thotë që duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj dhe të keni një ekip mjekësor të mirë prapa shpinës.

Vëmendje

Para se të ngelesh shtatzënë gjej një mjek specialist për diabetin dhe për mbikëqyrjen e shtatzënisë; gjeni një okulist, pasi problemet me shikimin janë komplikime diabetike më të zakonshme në shtatzëni.

Ju gjithashtu duhet të siguroheni që sheqeri në gjak është stabël së paku 3 muaj para se të ngelni shtatzënë kështu që duhet të shtoni monitorimin e glukozëz në 6 deri 8 herë në ditë.

Pasi të ngelni shtatzënë sheqeri në gjak duhet të jetë sa më afër normales që është e mundur për së paku tre muaj. Nëse jeni mbipeshë për shkak të diabetit ju duhet të mundoheni të arrini peshën në nivel normal para se të ngelni shtatzënë. Ju mund të keni probleme fertiliteti nëse jeni me mbipeshë dhe gjithashtu mund të vuani nga komplikime shëndetësore serioze gjatë shtatzënisë.

Ushqimi

Dieta juaj luan një rol të madh në menaxhimin e diabetit para se të ngelni shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë. Ju duhet t’i balanconi vaktet me fruta dhe perime të freskëta, mish pa dhjam dhe produkte bulmeti me pak yndyrë. Sigurohu që vaktet e ushqimit t’i keni në kohën kur ju rekomandon mjeku juaj në mënyrë që të shmangësh që nivelet e sheqerit në gjak të bien shumë. Së bashku me mjekun tuaj ju mund të sajoni një plan ushqimi që do t’ju ndihmojë në menaxhimin e diabetit dhe të të tregojë se cili është niveli i duhur i sheqerit në gjak tek ju.

Diabeti tip 2

Diabeti tip 2 duhet të trajtohet me medikamente orale (gojore), por këto nuk janë të sigurta për shtatzëni. Kur ngeleni shtatzënë ju sigurisht që duhet të filloni të merrni insulinë në vend të atyre medikamenteve orale. Përveçse është më e sigurt për foshnjën tuaj, insulina gjithashtu ju lejon që të keni kontroll më të mirë të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë.

Brokoli

Pakkush mund ta dijë, por në fakt është provuar se brokoli riparon dëmet që shkakton sëmundja e diabetit. Të hash brokoli mund t’i kthesh dëmet e shkaktuara nga diabeti në enët e gjakut të zemrës, sugjeron një hulumtim. Një ekip nga universiteti Warwick beson se çelësi është një përzierje që gjendet në brokoli e që quhet sulforaphane.

Kjo inkurajon prodhimin e enzimave që mbrojnë enët e gjakut dhe reduktimin në nivelet e larta të molekulave të cilat shkaktojnë dëme të konsiderueshme në qelizë.

Perimet

Perimet sikurse brokoli më parë janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjes (pikës në tru). Njerëzit me diabet janë për pesë herë më me shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare sikur sulmi në zemër dhe pika në tru; që të dyja janë të lidhura me dëmet e enëve të gjakut.

Ekipi i Warwick, puna e të cilëve raportohet në gazetën “Diabetes”, ka testuar efektet e sulforaphane në qelizat e enëve të gjakut të dëmtuara nga nivelet e larta të glukozës (hyperglycaemia), të cilat shoqërohen me diabet.

Ata kanë shënuar 73% reduktim të molekulave në trup të quajtura Reactive Oxygen Species (ROS).

Hyperglycaemia

Hyperglycaemia mund të shkaktojë që nivelet e ROS të rriten për trefish dhe nivelet e atilla të larta mund të dëmtojnë qelizat njerëzore.

Hulumtuesit kanë zbuluar se sulforaphane aktivizon një proteinë në trup të quajtur nrf2, proteinë e cila mbron qelizat dhe indet nga dëmet duke aktivizuar antioksiduesit mbrojtës dhe duke bërë detoksifikimin e enzimave. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFansja fiton udhëtimin me helikopter me Butrint Imerin në krahë
Artikulli i rradhës Cistet në shtatzani

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.