Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E tmerrshme: Bartin kufomën bashkë me pasagjerë nga Stambolli në Prishtinë

Lajme 22/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania ajrore “Turkish Airlines” ka transportuar një kufomë në prezencë të pasagjerëve në fluturimin e datës 7 prill nga Stambolli për në Prishtinë.

Ngjarja është konfirmuar për Kosovapress nga drejtori i emergjencës në Qendrën Klinike Universitare Basri Lenjani, i cili ka qenë pasagjer në këtë fluturim, ku njëkohësisht ka treguar se ka qenë e pashmangshme të kuptohet se bëhej fjalë për një kufomë ngase ajo është bartur pa arkivol dhe vetëm me mbështjellje pasi të gjithë pasagjerët janë ulur në vendet e tyre, raporton KP.

“Duhet të shikohen ligjet dhe si është e lejuar për aviacionin kjo çështje por sinqerisht mënyra si ka ndodhur dhe në prani të fëmijëve të bartet ashtu thjeshtë është jo korrekte”, ka thënë Lenjani.

Dyshohet se kufoma është bartuar para syve të pasagjerëve, teksa është dërguar në fund të aeroplanit nga disa njerëz.

Agjencia e lajmeve Kosovapress ka mësuar se ndër pasagjerë të tjerë kanë qenë edhe disa mjekë të tjerë të cilët po merrnin pjesë në një simpozium mjekësor në Turqi si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëshorten e tij.

Kompania “Turkish Airlines” nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike në numrin zyrtar të publikuar në uebfaqen e tyre.

Artikulli paraprakKujdesi për sytë e bebes, çfarë të bëni kur t’i bllokohet kanali i lotëve
Artikulli i rradhës Kjo është karroca mijëra euroshe që i bleu Adelina Tahiri vajzës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.