Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdesi për sytë e bebes, çfarë të bëni kur t’i bllokohet kanali i lotëve

Këshilla për shtatzëna 22/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Skërlutat janë dukuri e shpeshtë tek bebet e vogla, por nëse shfaqen vazhdimisht, kanë rrezik t’ia bllokojnë kanalin e lotëve atyre.

Refleksi i tajitjes së lotëve te bebet krijohet një muaj pas lindjes. Në qoftë se as në gjashtë muajt e parë të jetës së bebes kanali i lotëve spontanisht nuk hapet, aplikohen masazhe specifike (nuk është e tepërt të thuhet që duart patjetër duhet jenë të pastra).

Njëri prej prindërve me gisht shtyp pjesën e brendshme të syrit të bebes, pra rrënjën e hundës dhe me lëvizje nga lart poshtë përpiqet që të shtypë lëngun i cili gjendet në qesen e lotëve.

Me masazhin e rregullt të këtillë mund të hapet kanali i lotëve, transmeton Telegrafi.

Në qoftë se nuk hapet, atëherë bebja duhet të dërgohet te oftalmologu, i cili do të hapë – do të sondojë kanalin e lotëve.

Kur është fjala për kujdesin për beben pas lindjes, patjetër duhet fshirë sytë pas larjes, madje me shtupa prej pambuku, të cilat njomen në ujë të vluar por të ftohur.

Për secilin veprim merrni shtupa të rinj, ndërkaq fshirja bëhet me një veprim – nga jashtë drejt pjesës së brendshme të syrit, në drejtim të hundës.

Nëse te bebja vazhdimisht shfaqen skërluta, shtupat duhet njomur në tretjet thartirës borike prej tre përqindësh dhe me to duhet t’i fshihen sytë tri ditë.

Nëse vazhdohet shfaqja e skërlutave, posaçërisht nëse shfaqen shenjat e para të infeksionit (skërluta e verdhë, sy të skuqur, kapakët e syve të ënjtur) – menjëherë duhet ta dërgoni te pediatri, sepse njëri ndër shkaktarët mund të jetë mbyllja e kanalit të lotëve.

Artikulli paraprakPak prindër e dinë: Ja në çfarë moshe rekomandojnë pediatrit që të flenë fëmijët vetëm
Artikulli i rradhës E tmerrshme: Bartin kufomën bashkë me pasagjerë nga Stambolli në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.