Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është bërë sërish baba.
Ai ka njoftuar në Facebook për ardhjen në jetë të vajzës, të cilën e kanë quajtur Rozi.
“Mirëmëngjesi botë. Sot erdhi në jetë Rozi, vajza jonë. Albina, Era e unë jemi me plot gëzime për anëtaren e re të familjes sonë. Është ditë e bukur sot”, ka shkruar Lumiri në Facebook.
Kjo është fotografia që ka postuar ai. /Gazeta Shneta/