Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për dy muaj dy pacientë kosovarë vdesin në spitalet e Turqisë

Lajme 25/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy pacientë kosovarë, njëri 27 e tjetri 24 vjeçar, kanë vdekur në spitalet e Turqisë brenda 2 muajve

Endrit Vorfaj nga fshati Planjë i Prizrenit kishte udhëtuar për në Turqi për t’u trajtuar pasi ishte diagnostikuar me tumor në tru.

Në pamundësi të trajtimit dhe mungesës së kushteve në Kosovë, familja kishte kërkuar ndihmë për ta dërguar në Turqi. Fatkeqësisht, 24-vjeçari nuk gjeti shërim as atje duke ndërruar jetë më 24 prill.

Shërimin në Turqi nuk e gjeti as Valdet Zeqiraj. Tashmë i ndjeri, ishte diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë. 27-vjeçari ka ndërruar jetë më datën 4 mars të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Mijëra pacientë kosovarë për çdo vit kërkojnë shërim jashtë vendit. Pothuajse çdo javë lajmërohet nga një pacientë i cili kërkon ndihmë për të udhëtuar jashtë Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë vetëm vitin e kaluar ka paguar rreth 14 milionë euro për shërimin e pacientëve në vendet si Turqia dhe në ato evropiane.

Ndërkohë spitalet publike në Kosovë përballen me mungesa elementare për të kryer shërbimet ndaj pacientëve.

Personeli mjekësor përballet me mungesë barnash, medikamente e materiale shpenzuese elementare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse fëmija terheqin veshët e tyre? Ata po përpiqen t’ju tregojnë diçka
Artikulli i rradhës Vaksina kundër gripit mund t’u jepet shtatzënave

Ju sugjerojmë

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.