Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK ndalon tupanxhinjtë për lindjen e fëmijëve në Gjinekologji

Lajme 02/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ka deklaruar se është kërkuar që të ndalohet festa me tupan e valle para Klinikës së Gjinekologjisë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pothuajse çdo ditë ka lot dhimbjeje, por edhe gëzimi. Kjo e fundit nuk shprehet vetëm me lot, por edhe me daulle, surle e valle.

Derisa një baba mund të vajtojë humbjen e fëmijës apo bashkëshortes së tij, një tjetër ia hedh valles para Klinikës së Gjinekologjisë duke prishur kështu qetësinë e pacientëve tjerë.

Daullja nuk është e pazakontë në QKUK, e kjo ndodh sidomos kur ka lindje të djemve në Gjinekologji, shkruan Gazeta Shneta.

Një gjë e tillë është përsëritur dje, ndonëse babai pagoi daullexhinjtë për lindjen e vajzës.

Për djalë apo për vajzë, një gjë e tillë po konsiderohet e papranueshme edhe nga Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

Kjo zyrë tashmë ka kërkuar ndalimin e festave të tilla në hapësirat e QKUK-së.

“Është kërkuar ndalimi i personave me instrumente muzikore në hyrje të QKUK-së. Po ashtu janë urdhëruar edhe zyrtarët e sigurimit që të ndalojnë një gjë të tillë pranë Klinikës së Gjinekologjisë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Drejtorit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak4 sekrete të bukurisë me vaj kokosi
Artikulli i rradhës Ismaili: Iniciativë për përmirësimin e gjendjes së ajrit në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.