Çiftet janë ngopur me këshillat që tregojnë se çfarë duhet të bëjnë për të konceptuar një fëmijë, por ndoshta mënyra më e mirë për të ngelur shtatzënë është ndryshimi në dietë.
Të paktën kështu po rekomandon një rishikim i publikuar nga revista “American Journal of Obstetrics and Gynecology” nga Universiteti i Harvardit, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Jose Chavarro, një nga autorët kryesorë të studimit, i tha Daily Mail Online se ka pasur një shpërthim të literaturave mbi dietën dhe pjellorinë gjatë këtyre 10 viteve të fundit.
“Deri kohëve të fundit, studimet e vetme që morën vëmendje më të mëdha në pjellori, kanë të bëjnë me alkoolin dhe kafeinën”, potencoi ai.
Daily Mail Online ka shqyrtuar hulumtimin, duke arritur të gjejë pesë ushqimet për t’u konsumuar, për rritjen e shanseve për konceptim.
- Salmoni
- Spinaqi
- Drithërat
- Fasulet
- Çokollata e zezë.