Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë ditës së djeshme kanë kryer lindjen 35 nëna.
Dy prej tyre i janë gëzuar ardhjes në jetë të fëmijëve binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e ditës së mërkurë janë shënuar 20 lindje me vajza dhe 17 me djem.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 10 nëna.
Po aq kanë hyrë në sallën e lindjes për herë të parë. /Gazeta Shneta/