Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti i Spitalit të Pejës për 32 pacientët që u trajtuan sot pas aksidentit

Lajme 05/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali Rajonal i Pejës ka lëshuar një raport lidhur me të trajtuarit nga aksidenti rrugor që ndodhi në rrugën Pejë-Istog. Sipas atij raporti, 10 raste janë me lëndime të gjymtyrëve, ku 4 raste kanë pësuar thyerje të këtyre pjesëve, derisa 5 raste janë trajtuar për thyerje të nofullës dhe 17 të tjera për lëndime sipërfaqësore.

Raportin e ka kumtuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të tij në Facebook, shkruan Gazeta Shneta.

“Sapo pranova raportin nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës lidhur me aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël, ku të përfshirë në aksident ishin 32 persona.”, shkroi i pari i ekzekutivit në postim.

Gjithashtu, sipas raportit, 21 persona janë liruar me vetë dëshirë, përderisa janë 11 pacientë nga të cilët 4 raste do të vazhdojnë trajtimin mjekësor në repartin ortopedik, ndërsa të tjerët do e vazhdojnë mjekimin në shtëpi.

Artikulli paraprakVitamina që ndihmon në lehtësimin e të vjellave gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A duhet të shqetësohen nënat nëse fëmijëve të tyre 10-muajsh nuk u del asnjë dhëmb?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.