Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka deklaruar se kanë filluar hetimet për rastin ndaj të akuzuarit Fisnik Bujupi, i cili dyshohet se e ka rrahur foshnjën e posalindur dhe e ka grithur atë në fytyrë.
Si u braktis foshnja dhe u la mbi veturën e hoxhës në Vrellë të Istogut
“Me marrjen e njoftimit, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe me propozimin e Prokurores kujdestare, Ajshe Ferati ka filluar një hetim lidhur me këtë rast. Janë marrë deklaratat nga personeli i ordinancës dhe nga të dyshuarit, por deri më tani nuk ka prova se kjo ka ndodhur edhe motra e mohon kategorikisht këtë “, ka thënë Beka.
Tutje, kryeprokurori ka shtuar se hetimet për rastin në fjalë janë duke u zhvilluar./Gazeta Shneta/