Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë mjekët e Kosovës që ia zbutën gabimin gjinekologut turk

Lajme 08/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy gjinekologë të Kosovës formuan vetëm dy fjali me nga tre rreshta për të zbutur gabimin e gjinekologut turk Ahmet Payasli me pacienten kosovare

Pacientja M.B. është ankuar ndaj gjinekologut turk Ahmet Payasli, i cili i kishte rekomanduar lindje natyrale në kohën kur pesha e bebes ishte 4970 gramë. Kjo kishte shkaktuar disa komplikime tek foshnja, infeksion në mushkëri, lëndim të krahut si dhe deformim të kokës.

Nëna ishte ankuar në Inspektoratin Shëndetësor pasi siç kishte deklaruar, gjinekologu turk i kishte thënë se pesha e bebes është 3200 gramë. Këtë e kishte mohuar Payasli në raportin e tij, duke thënë se nuk ka pasur mundësi të përcaktojë peshën për shkak të obezitetit të nënës, shkruan Gazeta Shneta.

Inspektorati kishte kërkuar mendim nga Komisioni Etik i SHSKUK-së dhe ky i fundit ka kthyer një përgjigje të bazuar në mendimin e konzoliumit të përbërë nga disa mjekë. Gjinekologët Fehmi Ahmeti dhe Burim Krasniqi, kanë formuar dy fjali me nga tre rreshta ku e kanë zbutur deri në pakuptimësi gabimin e Payaslit.

“Duke u bazuar në mendimin e profesionistëve të lëmisë së ngushtë, obeziteti i gruas shtatzënë pengon në matjen dhe verifikimin e përafërt të peshës fetale, me ç’rast mund të bëhen gabime në vlerësim. Ndërsa aparati i ultra tingullit në mënyrë automatike bën kalkulimin e peshës së fetusit”.

“Pesha e fetusit prej 4970 g është indikacion relativ për lindje me S.C. pasi aty ndikojnë edhe faktorë të tjerë siç janë gjerësia e komblikut të gruas shtatzënë, përcjellja e mekanizmit normal të lindjes, prandaj obstetri vendos në bazë të situatës konkrete gjatë rrjedhës së lindjes”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Pesha e fetusit në barkun e nënës përcaktohet duke matur diametrin bipariental të kokës, cirkumferencen e abdomenit, cirkumferencen e kokës edhe gjatësinë e femurit. Nëse këto matje do të bëheshin saktë, atëherë nuk ka shanse që ultrazëri ta bëjë gabim përcaktimin e peshës.

Kjo përgjigje e relativizuar nuk pritet të merret për bazë nga Bordi për Licencimin e Profesionistëve Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë. Jo zyrtarisht Gazeta Shneta ka mësuar se ky Bord nuk do ta rilicencojë Payaslin, të cilit i ka skaduar licenca që nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Ndërsa në fund të raportit Rushit Jashari neurolog, Nerimane Abazi fiziatër, Haki Prebreza ortoped, konstatojnë se fëmija N.M. vuan ende nga një paralizë e lehtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKuptimet e veçanta të nishanëve sipas vendosjes në pjesët e trupit
Artikulli i rradhës Qimet përreth thimthave, çka nënkuptojnë këto për shëndetin e një gruaje

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.