Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qimet përreth thimthave, çka nënkuptojnë këto për shëndetin e një gruaje

Femina 08/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur vë re për herë të parë qime të trasha përreth thithkës, është krejtësisht që të të kaplojnë një sërë emocionesh dhe të të vijnë ndërmend një sërë pyetjesh (pse, si, kur? Pyetja që i shqetëson shumicën prej vajzave dhe grave. Sipas ekspertëve, të pasurit qime përreth thithkave është diçka krejt normale.

Thuajse të gjitha femrat kanë qime në gjoks. Qimet shpesh shfaqen në areolë, pjesa e pigmentuar që rrethon thithkën, dhe pjesën tjetër të gjoksit. Ka disa faktorë që përcaktojnë sa shumë apo pak qime keni në gjoks. Ashtu si me çdo pjesë të trupit, edhe qimet në gjoks mund të ndryshojnë në sasi, trashësi dhe ngjyrë nga njëri person tek tjetri. Ashtu si me qimet në pjesën pubike, gjithashtu mund të ndryshojnë nga qimet në pjesë të tjera të trupit.

Mund të vëreni më shumë qime përreth thithkave nëse keni luhatje të niveleve të hormoneve, si gjatë shtatzënisë, për shembull. Rritja e shumtë e qimeve në gjoks (më shumë se normalisht) mund të jetë shenjë edhe e sindromës së vezores policistike, që shkakton gjithashtu rritje të shumtë të qimeve në fytyrë dhe trup. Kjo ndodh për shkak të luhatjes së niveleve të hormoneve mashkullore, si testosteroni, që është karakteristik i sindromës së vezores policistike.

Duhet të keni parasysh se nëse nuk shfaqet asnjë simptomë tjetër, shfaqja e qimeve përreth gjoksit nuk paralajmëron për sindromë të vezores policistike. Por, nëse ndodh e kundërta, ku përveç shfaqjes më shumë se zakonisht të qimeve përreth gjoksit dhe në fytyrë, vëreni edhe simptoma të tjera, si akne, çrregullime të ciklit menstrual etj, duhet të bëni një vizitë mjekësore./Burimi ”JoTabu”

Artikulli paraprakKëta janë mjekët e Kosovës që ia zbutën gabimin gjinekologut turk
Artikulli i rradhës Farmacistët kosovarë thirren në ligj, kërkojnë të marrin ‘privilegjet’ e mjekëve

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.