Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java e Shkencës në Kosovë dominohet nga publikuesit në revistat e gjysheve

Lajme 14/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Edicionin e 10-të të Javës së Shkencës shumica e prezantuesve me punimet e tyre, kanë publikuar punime shkencore më parë në revistat boshnjake dhe atë maqedonase – tashmë të njohura si revistat e gjysheve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga nesër deri të premten do të organizojë edicionin e 10-të të Javës së Shkencës në Kosovë. Të martën në hapje pritet të marrin pjesë edhe krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, si dhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.

Nga e marta deri të premten do të prezantohen punime shkencore nga autorë të fushave të ndryshme, duke përfshirë edhe mjekësinë. Për këtë të fundit, do të prezantohen autorë që kanë publikuar punime shkencore në revistat grabitqare ose tashmë të njohura si revistat e gjysheve, shkruan Gazeta Shneta.

Madje njëri nga pjesëmarrësit i cili do ta hap seancën e mjekësisë, është Mirko Spiroski, botues i revistës Open Access Macedonian Journal of Medical Science. Ndonëse kjo revistë është në DOAJ, shtëpia botuese e Spiroskit “ID Press Design” është e listuar si grabitqare në listën kredibile të Beall-it. Spiroski do të prezantohet në Javën e Shkencës në Kosovë bashkë me dy autorë të tjerë, Bajram Kamberi dhe Farije Kamberi. Këta të fundit kanë punim të publikuar në revistën e Spiroskit, i cili madje është bashkautor i tyre.

Autorët që do të prezantohen në këtë javë të shkencës me punimet e tyre, kanë publikuar edhe në tri revistat boshnjake, tashmë të vërtetuara si grabitqare. Më së shumti kanë publikuar në “Medical Archives”. Disa prej tyre madje kanë publikuar edhe vitet e fundit, ndërsa më së shumti punime ka Shemsedin Dreshaj, i cili do të jetë kryesues i ditës kur do të mbahet seanca e mjekësisë në Javën e Shkencës. Dreshaj ka publikuar 6 punime në “Medical Archives” dhe një punim në “Materia Socio-Medica”.

Ndër autorët që do të prezantohen në Javën e Shkencës është edhe neurokirurgu, akademik Arsim Morina. Ai ka publikuar në revistën e gjysheve tri punime, një në vitin 2010, 2011 dhe të fundit në 2013.

Më poshtë janë listat e autorëve që kanë publikuar në këto revista dhe të cilët do të prezantohen në Javën e Shkencës 2018 në Kosovë:

“Medical Archives”

Arsim Morina; Arben Boshnjaku; Armond Daci; Burim Neziri; Ermira Krasniqi; Ibrahim Behluli; Giangiacomo Beretta; Mynyr Koni; Miroslav Kezunovic; Premtim Rashiti; Sadi Bexheti; Suzana Manxhuka-Kerliu; Shemsedin Dreshaj; Shaip Krasniqi; Shpend Elezi;

“Materia socio-medica” dhe/ose “Acta Informatica Medica”

Armond Daci; Arben Boshnjaku; Ermira Krasniqi; Mynyr Koni; Sadi Bexheti; Shemsedin Dreshaj;

“Open Access Macedonian Journal of Medical Sciences”

Armond Daci; Burim Neziri; Bajram Kamberi; Dorentina Bexheti; Farije Kamberi; Giangiacomo Beretta; Ibrahim Behluli; Kastriot Haxhirexha; Mirko Spiroski (Botues i revistës); Premtim Rashiti; Ramë Alaj; Sadi Bexheti; Suzana Manxhuka-Kerliu; Shaip Krasniqi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëna ua vjedh këpucët fëmijëve në një kënd lojërash në Prishtinë
Artikulli i rradhës A është normale nëse ndjeni dhimbje teksa fëmija lëviz

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.