Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Letra emocionuese e poetes Flutura Açka për vdekjen e të birit: Fli Bir, jam mirë!

Jetë 15/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Flutura Açka, shkrimtare dhe botuese e njohur mbarëshqiptare, ka dedikuar një letër të birit të saj të ndjerë, Jerin van den Brink, i cili humbi jetën në moshën 18-vjeçare, pas një sëmundjeje të rrallë, shkruan Gazeta Shneta.

Shkrimtarja Açka përgjatë letrës tregon se si i biri i saj, në momentet e fundit të jetës, i kishte lënë amanet që të vazhdonte me shkrimin, duke mënjanuar dhimbjen.

“Mam, prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb.”

Ndiqeni postimin e plotë të saj:

“Miqtë e mi të vyer,

Ka ditë që përpiqem të formuloj disa rreshta falenderimi për ju, por e kam patur të vështirë të ulem e të shkruaj, edhe pse jam njeri i stërvitur me fjalën. Lebetia që kalova, dhe po kaloj, e ftoh njeriun me botën, e vetmon zemrën, por vala e dashurisë dhe e merakut njerëzor që më ka rrethuar këto ditë, më ka bërë të ndjej një prani të papërmastë në këtë humbje të madhe. Nuk e kisha ditur se isha në mesin e një mbrojtjeje të tillë njerëzore, të cilën nga shkujdesja dhe nxiti i përditës, nuk kam mundur ta mas, as ta kuptoj si duhet. Në ditët e pikëllimit tim akut, kjo prani u shfaq me të gjithë peshën, shqetësimin dhe përkorien e vet. E tillë, si e askund. Miq shumë të shtrenjtë të jetës sime, të afërm e familjarë të ngushtë, morën rrugët nëpër Europë të më ishin pranë këto ditë. Mijëra e mijëra e mijëra e mijëra mesazhe e telefonata, në të gjitha format që shpiku teknologjia, më kanë mbërritur, bashkë me lutjen që t’i ndjej se janë pranë meje. Në të vërtetë, janë pranë meje, dhe unë lutem të gjej qetësinë e duhur që t’u përgjigjem e t’i falenderoj me po atë dashuri që më kanë shkruar dhe trajtuar humbjen time këto ditë. Lexues, miq që kam takuar në jetën time, qytetarë të thjeshtë që shpesh më kanë ndalur në rrugë, të panjohur të shumtë, të njohur të largët, njerëz publikë me të cilët ende nuk kam mundur të pi një kafe, kolegë shkrimtarë dhe njerëz të kulturës shqiptare, dhe jo vetëm, të tjerë që më kanë ndjekur në qëndrimet e mia publike, miq të tjerë, mesazhet e të cilëve më kanë humbur nëpër rrjetet sociale, kanë ndarë me mua diçka nga pesha e këtyre ditëve, më të rendat e jetës sime. Secilit prej tyre, më vete, i përcjell falenderimin tim dhe mirënjohjen e thellë, duke ururar të dëgjoj vetëm lajme të gëzuara për secilin prej tyre.

Dikur, diku, kam lexuar se e vetmja gjë tërësisht e jona, është e shkuara. Por im Bir nuk është e shkuara ime, ai është vetë jeta ime. Me këtë ikje të parakohshme, im Bir më rindërtoi si njeri, më mësoi si të fal edhe të pafalshmen, më la të kuptoj se nuk mjafton vetëm të jetosh me dinjitet, por të ikësh nga kjo jetë po aq dinjitetshëm, dhe të përpiqesh të kurosh edhe në ikje e sipër, plagët e parakohshme të qenieve të dashura pranë teje. Një djalosh i hapur ndaj botës së madhe prej studimeve ndërkombëtare, një europian fanatik dhe fantastik, një holandez i paqtë, feja e të cilit ishin ligji dhe liria, një shqiptar krenar deri në mrekullim, im Bir më dha leksonin më të çuditshëm dhe më të rëndësishëm të jetës sime: Si të gjesh tokën pas shtrëngatës në oqeanin e dhimbjes. “Mam, prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb.”

Tani jam e tronditur dhe nën tundimin për ta përbirë brenda meje këtë dhimbje, por kur ju mendoj juve, aq dashuri që më rrethon, trandem dhe kujtohem për kahjen kah duhet ecur.

Fli, Bir, jam mirë! Çfarëdo jete që të kem, ditët e mia të jetës do të jenë gjithnjë më pak se falenderimet që kam marrë prej teje. Ti ishe prej atyre që dite të më pasurosh edhe me ikjen tënde, ti vije, dhe vjen ende, era Njeri!”

Artikulli paraprakSëmundja e rrezikshme epidemike që po shfaqet tek foshnjat, këto janë simptomat
Artikulli i rradhës Shokon aktorja e njohur: Më rrihte burri rrip kur isha shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.