Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa maska natyrale për trajtim të njollave kafe

Jetë 17/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hiperpigmentimi i lëkurës, luhatjet hormonale, shtatzënia, dëmtimi nga rrezet e diellit e shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në formimin dhe shfaqjen e njollave kafe! Këto të fundit nuk janë asgjë më shumë sesa melanina e përqëndruar në një sasi më të madhe në zona të caktuara. Ky problem i lëkurës mund të shfaqet jo vetëm në fytyrë por edhe në krahë, qafë e këmbë, por duket se zona e fytyrës është ajo më shqetësuesja. Përposs trajtimeve të specializuara në qendra estetike, vetë ju në kushte shtëpie mund të përgatisni maska të cilat jo vetëm do të njëtrajtësojnë pigmentin e lëkurës por do të zbehin njollat kafe sikur këto most ë ishin shfaqur kurrë.

1. Lëng limoni Acidi citric i gjendur tek limoni ka fuqi zbardhuese dhe jo vetëm që trajton hiperpigmentimin e lëkurës, por promovon dhe rigjenerimin e qelizave të reja e të shëndetshme. Me ndihmën e një pambuku aplikoni lëngun e limonit direkt në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta.

2. Maska me bollgur
Bollguri veprpn si një skrab natyral që pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe të hiperpigmentuara. Përzieni dy lugë bollgur, dy lugë qumësht dhe një lugë mjaltë për të krijuar një paste të trashë për t’u aplikuar në lëkurë. Vendoseni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë në muaj për të arritur rezultatet e dëshiruara.

3. Lëng qepe
Komponimet e squfurit që gjenden në një qepë kanë vetinë të njëtrajtësojnë ngjyrën e lëkurës. Përveç kësaj i qepës ushqen qelizat dhe nxit rritjen e shëndetshme të tyre. Përzieni një lugë uthull molle dhe një lugë lëng qepe dhe aplikojeni në fytyrë për 20 minuta.

4.Vitamina E dhe vitamina C
Këto njihen ndryshe si vitaminat e fytyrës. Mjafton të aplikoni direkt në lëkurë xhelin e vitaminës E apo pluhurin që përftoni nga shtypja e disa kokrrave vitaminë C dhe do të shihni përmirësime të dukshme brenda një kohe të shkurtër

5. Patate te prera në copë. Për shkak të enzimës së quajtur katekolazë, patatet mund të njëtrajtësojnë tonin e lëkurës. Merrni një fetë të trashë patate dhe lageni me disa pika ujë para se të fërkoni lëkurën tuaj për të paktën pesë minuta. Është një metodë e sigurtë që mund të bëhet tre deri katër herë çdo ditë për një muaj ose dy.

6.Përzieni pak shafran Indie me lëng limoni dhe aplikojeni në lëkurë për 20 minuta. Ky trajtim mund t’ju japë rezultate më të dukshme nëse e bëni këtë çdo ditë para se të bëni dush. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekët gjermanë iu bëjnë thirrje myslimanëve: Jo agjërimit tek fëmijët
Artikulli i rradhës Si ta nxirrni gurin nga veshka: Reçetë e pabesueshme shtëpiake

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.