Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

4 arsye pse mishërat e dhëmbëve pësojnë gjakderdhje gjatë larjes së dhëmbëve

Jetë 16/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonjëherë gjatë larjes së dhëmbëve, shumica prej nesh preferojmë të lajmë thellë dhëmbët e deri sa të vërejmë disa pika gjaku në lavaman. Por duhet të dijmë se gjaderdhja nga mishërat e dhëmbëve nuk është normale, thotë periodontisti Sally Cram, duke shtuar se në fakt mund të bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të mishit të dhëmbëve (gingivitis apo inflamacion i mishërave) që buron nga krijimi i bakerieve dhe pllakës mbi dhëmbët tuaja.

Pastrimi agresiv i dhëmbëve nuk është shkaku i vetëm i gjakderdhjes së mishërave, në fakt ekziston edhe një numër i shkaqeve tjera, hidhni një sy më poshtë se kur është koha të vizitoni dentistin.

1) Nuk i pastroni mirë dhëmbët

Duhet vetëm 24 orë që bakteriet të shkaktojnë inflamacionin (shkaku i gjakut) në mishërat e dhëmbëve, kështuqë nëse nuk i pastroni mirë dhëmbët gjatë ditëve të para, ju mund të vëreni ndonjë pikë gjaku, thekson Cram. Pra, herën tjetër kur të pastroni dhëmbët, sigurohuni që të përfshini të gjitha pjesët e gojës duke goditur të gjitha njollat bakteriale dhe gjaku do të ndalet. Por, nëse vëreni gjak në mishërat e dhëmbëve për një kohë më të gjatë, atëherë drejtohuni te dentisti për kontroll.

2)Hormonet e juaja luhaten

Kur nivelet e hormoneve luhaten (për shembull gjatë pubertetit, shtatzënisë, ciklit menstrual apo menopauzës), ne bëhemi më të ndjeshëm ndaj pllakës bakteriale, të cilat mund të shkaktojnë gjakderdhje në mishërat e dhëmbëve, thotë Cram. Ju mund t’i përkushtoheni gojës suaj duke e pastruar me ndonjë pastrues të veçantë apo me pe, derisa prisni që hormonet tuaja të qetësohen.

3)Jeni të stresuar, keni mungesë gjumi dhe hani ushqim të pavlerë

Shpesh herë shohim gjakderdhje të mishërave të dhëmbëve tek fëmijët që ushqehen keq, qëndrojnë natën deri vonë, janë të stresuar në shkollë dhe të gjitha këto gjëra ndikojnë në aftësinë e trupit tuaj për të luftuar inflamacionin e shkaktuar nga bakteriet në gojë, thotë Cram. Mbroni veten me anë të ndonjë diete të ndjeshme të mbushur me proteina, perime dhe vitaminë C dhe D, të cilat janë kyçe për mishërat dhe shëndetin e eshtrave.

4)Medikamentet tuaja mund të jenë faji kryesor

Disa barna me recetë, të tilla si ilaçe kundër depresionit apo medikamente kundër presionit të gjakut, mund të shkaktojnë tharjen e gojës, dhe mungesa e pështymës lejon që bakteriet të shtohen. Bisedoni me dentistin tuaj nëse vëreni simptoma të tilla të tharjes së gojës, pasi ekzistojnë produkte që mund të ju ndihmojnë t’i mbani mishërat e lubrifikuar. /Gazeta Shneta/.

Artikulli paraprakSituata në Spitalin e Pejës: Drejtori Skender Dreshaj tregon gjendjen e pacientëve
Artikulli i rradhës A e lejojnë mjekët agjërimin gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.