Moti mbi vendin tonë do të mbajë kryesisht me diell, pritet të ketë edhe vranësira të pjesshme.
Derisa gjatë orëve të natës ka mundësi që të ketë edhe riga lokale të shiut. Masat e ftohta ajrore nga Atlantiku, do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8C dhe 6C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 20C deri në 23C.
Gjatë natës me kalimin e sistemit frontal do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 5-12m/s, me hove deri në 15m/s, ndërsa ditëve të ardhshme do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 1-6m/s./Gazeta Shneta/