Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si mund ta dallojmë autizmin tek fëmijët

Jetë 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtuesi i Qendrës për Studimin dhe kurimin e fëmijëve autikë në Universitetin e Ankaras që i jep mësim fëmijëve autikë në Turqi , Prof. Dr. Efser Kerimoglu pohoi se është shumë e rëndësishme që autizmi të dallohet që në fazat e para, vetëm se nën moshën tre vjeç është vështirë të njihet.

Kerimoglu theksoi se autizmi është një lloj shqetësimi i cili bëhet pengesë në komunikimin dhe marrëdhëniet me të tjerët , disa fëmijë ndikohen që në lindje ndërsa të tjerë në periudhën e fëmijërisë.

Kerimoglu pohoi se shenjat mund të dallohen edhe tek fëmijët nën moshën një vjeçare dhe në Qendrën e Kurimit paraqiten zakonisht fëmijë të moshave një vjeç e gjysëm deri në dy vjeç e gjysëm.

Shefe e pavionit psikiatrik për fëmijët e moshës 0-3 vjeç ,Prof. Dr. Runa Idil Uslu nënvizoi faktin se fëmijët duhet të kontrollohen dhe ndiqen që në fazat e para, në aftësitë që paraqesin për të komunikuar me të tjerët.

Duke theksuar se doktorët familjarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët autikë të këtyre grupmoshave, duhet të zhvillohet një terapi e cila ndikon në zhvillimin e marrëdhënies nënë-fëmijë dhe për të pasur sukses duhet të aplikohet dhe terapia e ndikimit. Autizmi nuk është një sëmundje e cila mund të kurohet direkt me ilaçe, por Uslu thotë se në varësi të shenjave të shfaqura mund edhe të përdoren ilaçet.

Shenjat që shfaq një fëmijë me autizëm

Nuk mund të përdorë mimikën apo gjestet, nuk të shikon në sy dhe nuk mund të pasqyrojë ndjenjat.
Nuk komunikon mirë me bashkëmoshatarët dhe nuk të sheh kur e thërret në emër.
Nuk reagon si një fëmijë normal.
Nuk mund të ndajë diçka me të tjerët.
Ka mangësi në të folur.
Nuk mund të bisedojë apo të luajë.
Nuk paraqet interes ndaj mjedisit .
Veçanërisht pas muajit të gjashtë fëmija nuk e shfaq ndjenjën e lidhjes që ka me nënën apo me personin që përkujdeset për të /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇka të bëjmë nëse lind fëmija me një gisht më tepër
Artikulli i rradhës Cilat janë disa nga shkaqet e shtatzanisë jashtë mitrës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.