Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjykata e Prishtinës e dënoi babain pasi ai nuk pagoi ushqimin e të birit

Lajme 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar në shumë prej 200 eurosh ish-bashkëshortin e viktimës për mospërfillje të aktgjykimit të gjykatës për afër 6 muajsh. Si pasojë, ai detyrohej të paguajë shumën prej 150 euro për ushqim të djalit të tyre.

“… të dëmtuarës ia ka rënduar gjendjen e përkujdesjes ndaj të birit të tyre pas zgjidhjes së martesës, të caktuar me vendimin e lartcekur”, thuhej në aktgjykimin e siguruar nga Kallxo.com.

Më herët, e njëjta gjykatë, ka dënuar ish-bashkëshortin e saj në shumë prej 250 euro pasi e kishte goditur me shuplakë gruan.

Në një vendim tjetër, gjykata e kishte dënuarin ish-kunatin e saj në shumë prej 200 euro pasi e kishte goditur atë në kokë.

Më 27 korrik të vitit 2017, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte marrë vendimin që babai i fëmijës të paguajë 150 euro për muaj për ushqimin e tij.

Por, sipas viktimës, ai këtë shumë nuk e ka paguar edhe sot e kësaj dite.

Më 7 tetor të vitit 2017, kur Kallxo.com kishte kontaktuar babanë e tani 7 vjeçarit, i cili kishte thënë se arsyeja se pse nuk po paguan alimentacionin fëmijës është se “s’ka pare”.

Por, viktima thotë se ish-bashkëshorti i saj së bashku me familjen e tij kanë të ardhura të majme nga lokalet me qira të cilat i lëshojnë, por të njëjtit nuk po paguajnë për ushqimin e fëmijës.

Por, ajo çka po e shqetëson viktimën më së shumti është fakti se një ditë mund të mbetet pa kulm mbi kokë.

“Jam e rrahur dhe kam frikë se mos mbetem pa kulm mbi kokë”, thotë viktima.

Madje, këtë shqetësim e ka vërejtur edhe djali i saj 7 vjeçar.

“Po më thotë djali ‘mam pse na nuk kemi as shpi, as kurgjo’. Po më thotë ‘kur t’rritna mam du me ble ni shpi mos mu mërzit ti, me të bo me kesh’. Djalit po i thotë vjehrra që krejt jon sendet e mia, s’ki kurgjo ktu”.

Sipas pretendimeve të viktimës, paluajtshmëritë e ish-bashkëshortit të saj janë në emër të pronësisë së ish- vjehrrës dhe ish-kunatit, prandaj viktima frikësohet se mund të mos marrë kontributin e krijuar pas afër 10 vjet kurorë me bashkëshortin e saj, e të mos mbetet trashëgimi për të birin e tyre.

“Deri ma herët ky (ish-bashkëshorti) i ka ba kontratat me qiraxhinj, e qiraxhitë ja jepshin ktij paret. Sapo kemi hi n’gjyq e ka bo kishe mi shku paret në bankë të vllaut të tij a nanës, që me thonë se nuk ka pare”, thotë viktima.

Gjykata Themelore e Prishtinës kishte zgjidhur martesën në mes të viktimës dhe bashkëshortit të saj, por që kundër këtij aktgjykimi ka parashtruar ankesë vet viktima e dhunës, e cila në ankesë ka pretenduar se “nuk do ta zgjidhë kurorën pa e marrë hisen e djalit”.

“Si t’ ia ndajnë hisen djalit, pastaj e zgjidhim kurorën”, thotë viktima.

Artikulli paraprakRasi i Antigona Morinës që vdiq nga gjakderdhja, kthehet sërish në gjykim
Artikulli i rradhës Gruaja e Besnik Qakës publikon fotografinë e parë me vogëlushen e saj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.