Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasi i Antigona Morinës që vdiq nga gjakderdhja, kthehet sërish në gjykim

Lajme 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vitin 2011, Bislim Morina, e martoi vajzën Antigonën me shkues (mësit). Por, martesa e saj me Hilmi Zenën nga fshati Malësi e Vogël, zgjati vetëm tri ditë. Sipas Prokurorisë, ajo vdiq si pasojë e gjakderdhjes që kishte pasur nga organet gjenitale, mbrëmjen e parë të martesës, në shtëpinë e burrit të saj ku kishte qëndruar mes datave 27, 28, 29 korrik të vitit 2011.

Familja e së ndjerës në vazhdimësi po e akuzon ish-dhëndrin Hilmi Zena nga fshati Malësi e Vogël (ish-Radost), për vrasjen e së bijës. Ata po thonë se dhëndri bëri marrëdhënie seksuale me Antigonën, derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme. Gjykata fillimisht këtë rast e kishte cilësuar si të mbyllur, por pas plot 6 viteve, Apeli e ka kthyer rastin në rigjykim.

Kështu është bërë e ditur gjatë ditës së sotme nga ana e Rrjetit të Grave të Kosovës.

“Gjykata e Apelit ka vendosur që rastin e Antigona Morinës, gruas e cila ka vdekur gjashtë vjet më parë tri ditë pasi që ishte martuar ta kthejë në rigjykim”, thuhet në letrën e këtij grupi.

Për këtë rast është angazhuar avokatja Fehmije Gashi – Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës.

Seanca e ardhshme për këtë rast është caktuar më datë 4 qershor. Por avokatja e familjes Morina ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës që të bëjë përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani nga udhëheqja penale kundër Hilmi Zenës.

“Kërkesa bazohet në dyshimet e arsyeshme në mosobjektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin”, thuhet në një njoftim nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

E për këtë rast, nga familja e së ndjerës Antigona Morina, muaj më parë kishin deklaruar për Gazetën Express, se ish-dhëndri, Hilmi Zena nga fshati Malësi e Vogël (ish-Radost), ua vrau të bijën. Ata kanë deklaruar se dhëndri bëri marrëdhënie seksuale me Antigonën, derisa ajo ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe kishte gjakderdhje të vazhdueshme.

Por nga familja e të akuzuarit, Hilmiut, i kishin thënë Gazetës, se kjo punë është sqaruar para shumë viteve. Lidhur me këtë sipas tyre gjykata e kishte dhënë vendimin.

“Ne nuk kemi çfarë të bëjmë më. Dihet se kush është fajtori. Fajtori është prindi i saj i cili nuk e ka këqyrë më së pari te mjeku, me e këqyrë më së pari për problemet që i ka pasë vajza. Unë dy vjet e gjysmë kam punuar në Austri në të zezën për këtë punë, me e martua vëllanë. 24 mijë euro më ka kushtuar e gjithë dasma. E pastaj ne me u kthy e me i bo këto vepra kjo është marri. I kemi pa deklaratat e fundit të familjes së vajzës. Kjo është marri se çka kanë ba ata. Ai pas 6 vjetëve këqyrë me nxjerrë përfitime, pare. Këtu krejt në pyetje janë paret”, i kishte thënë Expressit vëllai i Hilmiut.

Antigona Morina kishte ndërruar jetë më 28 korrik, katër ditë pas martesës së saj me Hilmi Zenën. Sipas prokurorisë ajo kishte ndërruar jetë pas gjakderdhjeve që i ka pasur nga organet gjenitale mbrëmjen e parë të martesës në shtëpinë e burrit të saj në fshatin Malësi e Vogël, mes datave 25, 26 dhe 27.07.2011. /G.H/GazetaExpress/

 

Artikulli paraprakMortaliteti më i madhë se nataliteti tek shqiptarët, këto janë shkaqet me të medha
Artikulli i rradhës Gjykata e Prishtinës e dënoi babain pasi ai nuk pagoi ushqimin e të birit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.