Ilir Kurtishi, mjeku onkolog, ka thënë se trendi i rritjes së kancerit prej 5-10 për qind, nuk paraqet arsye për alarmim. Sipas Kurtishit, në Klinikën e Onkologjisë nuk paraqiten më shumë se 1.400 raste të tjera.
Ai këto deklarata i bëri të ditur në televizionin ‘T7’, më saktësisht në emisionin “Pressing”, në të cilën po diskutohet për problemet për shëndetësi dhe kancerin në veçanti, transmeton Express.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka rënë numri i shkuarjes së kosovarëve jashtë vendit për trajtim.