Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çerdhja apo dadoja? Ja cilën e rekomandon mamia Razije Musa

Këshilla për shtatzëna 23/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në ngritjen e pyetjes se nëse fëmija duhet të shkojë në çerdhe apo të kujdeset nga një dado, mamia Razije Musa, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se ajo rekomandon çerdhen.

Më pas, mamia e elaboron më tutje çështjen, duke thënë se në çerdhe fëmija do të ndihet më i socializuar, shkruan Gazeta Shneta.

“Nga përvoja ime profesionale ju rekomandoj të parën, cerdhja ka shumë benefite, fëmija 6 muaj e tutje ka nevojë pikë se pari për socializim,” njofton mamia Musa.

Ndërkohë, Musa e mbështet këtë argument më tutje duke thënë se në çerdhe punojnë njerëz të kualifikuar, të cilët mund të shmangin më lehtë situatat e rrezikshme, si p.sh mbetja diçka në fyt, si dhe trajtimi i sëmundjeve të ndryshme.

“Mos harroni se cerdhet sot kanë njerëz të kualifikuar, cka nëse fëmijët i mbetet dicka në fyt, si të trajtohet një fëmijë i sëmurë e shumë gjëra të tjera të cilat janë paketë e përfitimit nga dërgimi në cerdhe,” shkruan më tutje mamia ndërkombëtare.

Gjithashtu, ajo justifikon frikën e nënave ndaj prekjes së infeksionit tek fëmijët e tyre, si shkak i numrit të madh të fëmijëve, megjithatë e demanton këtë frikë duke u mbështetur në një studim. Ky studim parasheh se dërgimi i fëmijës në çerdhe mund të ulë shanset e paraqitjes së kancerit të fëmijëve.

Ndërkohë, ajo ka një thënie të bukur për rëndësinë e çerdhes tek fëmijët.

“Unë gjithmonë them se cerdhja i “vaksinon” fëmijët atje përballen me viruse të ndryshme që kalojnë nga njëri fëmijë te tjerti por kjo do të thotë se ata e kanë mundësinë të ngritin imunitetin dhe ashtu të jenë të fortë e në të ardhmen të përballen shumë më lehtë me sëmundjet”, vlerëson mamia./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakOnkologu Kurtishi: Shifrat e kancerit në Kosovë nuk janë alarmuese
Artikulli i rradhës Nga cilat lloje të kancerit preken kosovarët më së shumti, e tregon onkologu Kurtishi

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.