Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Bahceci” kamuflon reklamën për IVF-në, vazhdon marketingun kundërligjshëm

Lajme 25/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas raportimit të Gazetës Shneta, Spitali “Bahceci” ka tentuar të bëj një kamuflim të reklamës duke hequr akronimin IVF, por brenda saj vazhdon të keqpërdor foshnjat për t’i joshur çiftet e reja

Spitali “Bahceci” po vazhdon të bëjë marketing të kundërligjshëm për procedurat e fekondimit in vitro. Reklamimi i IVF-së apo Frytnimit të Asistuar Mjekësor është i ndaluar me Udhëzimin Administrativ 06/2013.

“Bahceci” vazhdimisht reklamon IVF-në me postime të sponsorizuara në rrjetet sociale. Ky spital ka postuar një video vitin e kaluar me titull “Realizoni ëndrrën tuaj për t’u bërë prindër me IVF” e cila sponsorizohet vazhdimisht në Facebook. Bashkëngjiur ka edhe një buton të cilin pasi e klikoni hap një dritare ku bëhet reklamë me suksesin e IVF-së në këtë spital dhe ku kërkohen të dhënat e pacientëve për t’u kontaktuar më pas për IVF.

Tani pas raportimit të Gazetës Shneta për shkeljen ligjore me këtë reklamë, ky spital privat ka tentuar të bëj një kamuflim duke hequr akronimin IVF në titullin e reklamës. Aty vazhdon të mbetet reklama me numrin e foshnjave të lindura përmes procedurës së IVF-së.

Neni 52 i Udhëzimit Administrativ, Pika 1 ndalon institucionet shëndetësore që të publikojnë informata për ofrimin e shërbimeve për FAM ose IVF. “2. Ndalohet çdo formë tjetër e reklamimit, sponsorimit dhe ofrimit publik të informatave të cilitdo lloj dhe me cilindo mënyrë të plasimit që kanë për qëllim joshjen dhe manipulimin e opinionit publik”. Ndërsa Pika 2.2 tekstualisht ndalon reklamimin e nivelit të suksesit të fekondimit in vitro, gjë që “Bahceci” e bënë me numrin e bebeve dhe fotografitë e tyre të postuara në Facebook.

 

Advije Mala nga Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë të ditur se institucionet private që bëjnë reklamë, janë në shënjestër të tyre. “Zakonisht,  janë në shënjestër të Inspektoratit Shëndetësor ato institucione private që bëjnë reklamimin e kësaj veprimtarie”, ka deklaruar ajo. Megjithatë reklama e këtij spitali është duke vazhduar.

Gazeta ka kontaktuar edhe me zyrtaren për media të spitalit e cila në një përgjigje me shkrim ka deklaruar se veprimtaria e tyre është në përputhje me ligjin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa çfarë fytyre bën vajza e Teuta Krasniqit kur ha limon
Artikulli i rradhës Mjekët apel prindërve: Mos aplikoni këtë lloj kremi tek fëmijët, ia rrezikoni jetën

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.