Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka lëshuar paralajmërim për mospërdorimin e çfarëdo produkti që ka për qëllim qetësimin e dhimbjes së mishrave të dhëmbëve tek fëmijët.
Ky paralajmërim u lëshua pasi u kuptua se secili nga ky produkt përmban benzokainë, një enzimë mpirëse që mund të paraqesë probleme serioze tek fëmijët, transmeton Living.
Këto kremra mund të shkaktojnë metomoglobineminë, gjendje shëndetësore që shkakton mungesë oksigjeni në qelizat e gjakut.
Në vend të tyre, Akademia Pediatrike Amerikane rekomandon që të përpiqen t’ua lehtësojnë dhimbjet e dhëmbëve me lodra silikoni.