Jona Spahiu ishte në qendër të showbizit përgjatë disa ditëve, ngase përflitej për një shtatzëni të mundshme të saj.
E disa burime të afërta të çiftit i thanë për emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio se ajo është vërtetë shtatzënë dhe është në pritje të një djali.
Kujtojmë që Jona dhe i dashuri i saj, Frenkli, janë njohur në ambienet e Digitalb, pasi ai është komentator sportiv aty. Nga dy kolegë, çifti simpatik shumë shpejt do të bëhen burrë e grua dhe më pas prindër të një djali, që me siguri po pritet me padurim nga çifti.