Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgët në grevë, thonë se 600 euro janë ofendim për ta

Lajme 04/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët e Kirurgjisë Abdominale, Plastike dhe atë të Fëmijëve në QKUK kanë hyrë sot në një grevë një ditëshe duke kërkuar paga më të larta

Kirurgët e QKUK-së i janë rikthyer sot kërkesave për rritje të pagave nëpërmjet një greve një ditëshe. Mjekët nuk kanë punuar në ambulancat specialistike si dhe nuk i kanë kryer operacionet elektive, shkruan Gazeta Shneta.

Dr. Bedri Braha, kirurg abdominal, thotë se i kanë paralajmëruar 2 javë më herët kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtorin e SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu. Ai ka shtuar se kjo grevë është vetëm paralajmëruese për datën 18 qershor kur do të vazhdojë më gjatë deri në përmbushjen e kërkesave.

“Qëllimi jon është vetëdijesimi i opinionit për pagat denigruese që i marrim ne. Poashtu është një koeficient i padrejtë prej 2.7 ku një përgjegjës i morgut që e hap e mbyll derën e ka 2.6. Edhe rangimi aktual nuk na paraqet drejt në raport me vitet e shkollimit dhe sakrificën që e kemi në vendin e punës si dhe rrezikun e volumin e madh”, deklaron Braha.

Kirurgët kanë hyrë në grevë disa ditëshe edhe në fillim të këtij viti me kërkesat e njëjta për rritje të pagave, pagesën e rrezikshmërisë në punë si dhe mentorimit të studentëve. Braha deklaron se këto kërkesa nuk janë plotësuar, ndonëse premtimi ka qenë që do të realizoheshin në qershor. Ai thotë se ministri Ismaili ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar, por sipas Brahës ai nuk ka bërë asgjë më shumë.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se greva nuk është organizuar nga Sindikata, por kërkesat e këshillit grevist janë të drejta dhe i përkrahin. “Sigurisht që çdo kërkesë për mirëqenien e personelit mjekësor ne e përkrahim”, ka thënë ai.

Selmani ka deklaruar se drejtori i SHSKUK-së dhe ministri i patën premtuar Federatës së Sindikatave se rritja e pagave do të bëhet me rishikimin e buxhetit në qershor. Ai thotë se nëse kjo gjë nuk ndodhë atëherë do të ndërmarrin veprime sindikale. Në anën tjetër Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së thotë se Grupet Punuese janë duke punuar në rishikimin e Ligjit të Pagave, ku pritet të ndryshohet koeficienti për punëtorët shëndetësorë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA duhet të hani ndryshe tani që jeni shtatzënë?
Artikulli i rradhës Mite rreth pirjes së ujit nga fëmijët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.