Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi i fizibiliteti në QKUK do të kryhet nga ekspertë ndërkombëtarë

Lajme 04/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip i ekspertëve nga Evropa do të vijë në Kosovë për të realizuar studimin e fizibilitetit për të përgatitur një projekt për investim deri në 50 milionë euro për pajisje të reja në klinikat e QKUK-së.

Dokumenti që pritet të bëhet gati brenda 8 muajsh, do të jetë bazë për orientimin e investimeve në QKUK dhe spitale rajonale. Ky projekt është i financuar nga “Ëestern Balkans Investment Frameëork”, do të realizohet përmes asistencës teknike të ËBIF-IPF 6 me përkrahje të Bankës Evropiane për Investime, transmeton Gazeta Shneta.

Projekti ka për qëllim të vlerësojë gjendjen ekzistuese të infrastrukturës së pajisjeve mjekësore në kujdesin dytësor dhe tretsor shëndetësor në Kosovë, dhe nevojat për: Pajisje të reja; staf shtesë profesional; trajnime specifike të stafit për përdorimin e pajisjeve; mbështetje teknike dhe material shpenzues për pajisjet.

Ministri Ismaili ka thënë se ky projekt i hap rrugë investimit 50 milionësh. “Me kërkesën tonë ka nisur studimi i fizibilitetit për SHSKUK-në, i cili i hapë rrugë projektit prej 50 milionë eurosh për blerjen e pajisjeve mjekësore. Për 8 muaj, do ta kemi gati dokumentin strategjik, në bazë të të cilit do të investojmë kredinë 50 milionëshe në spitalet tona. Ngadalë do t’i vijë fundi edhe problemit me pajisje”, ka thënë ai.

Projekti do të zgjasë 8 muaj dhe në fund të tij ekspertët ndërkombëtarë në bashkëpunim me stafin vendor profesional do ta prezantojnë listën e pajisjeve të duhura mjekësore me specifika teknike, si dhe rekomandimet për stafin dhe trajnimet e duhura për të përdorur pajisjet mjekësore.

Ky studim do të tregojë gjendjen reale ekzistuese dhe do të mundësojë aplikimin për fonde për të siguruar pajisjet e duhura mjekësore.  Studimet e tilla të mbështetura në dëshmi, nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë, janë e vetmja mënyrë për t’i pasqyruar nevojat reale të institucioneve tona shëndetësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUshqimet që duhet t’i evitoni gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Mjekët amerikanë do të kontrollojnë fëmijët e Kosovës në 10 komuna

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.